Mjalti si ilaç

Këtu do të përmendim disa mënyra të mjekimit me mjalt,
duke u bazuar në këshillat e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem],
të cilat Dr.Kolosau nga Turqia, në ordinancën e tij në Stamboll i ka praktikuar
tek pacientët e tij si dhe te vajzat e veta.

  1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken
  2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend
    (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
  3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
  4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
  5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
  6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
  7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
  8. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
  9. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të
    ndihmuar përpunimin.
  10. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
  11. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
  12. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
  13. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për
    15-20 ditë ajo do të shërohet.
  14. Mjalti largon ngërçin e nervave.
  15. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
  16. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u
    qetësuar
  17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
  18. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.
  19. Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet
    e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
  20. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë
    era e keqe nga goja menjëher do të largohet.
  21. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet
    menjëherë me e lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë
    do të vërehet përmirësimi.
  22. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
  23. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë der
    në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që bashë të bëhet një muaj nga cirri i
    stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. Thotë Dr. Kolosau: “Këtë vetë personalisht e kam
    provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. “
  24. Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të
    vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
  25. Pickima e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë
    vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
  26. Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.

Marrë nga libra: HIXHAMEJA sunnet Pejgamberik dhe mrekulli mjeksore
Autor: Shehab el-Bedri Jasin

2 Responses to “Mjalti si ilaç”

  1. Nusreti Kaqanik Says:

    ALL-LLAHU ju shperbleft stafi i sinqeritetit per ket kshill shum shum te dobishme per ne

    Reply

  2. hekuran Says:

    -SELAM ALEJKUM- all-llahu u ruajt per ket te mir qe keni be per ket…….

    Reply

Leave a Reply