Shprehja vehabizëm është një shprehje e marrë nga emir i një dijetari arab nga Arabia Saudite, i cili ka vdekur para dy shekujve. Emri i tij i plotë është Muhamed Abdul Vehab, i cili ishte reformator, një patriot, një dijetar dhe njeri i devotshëm, i cili tërë jetën e tij punoi palodhshëm për vetëdijesimin e shoqërisë dhe ngritjen e saj. Arriti të bëj reforma të mëdha në vendin e tij. Thjesht, ky dijetar, sikurse edhe të tjerët para tij, vdiqën dhe shkuan, as nuk ishte i pari e as i fundit.
Muhamed Abdul Vehabi sot mësohet nëpër shkolla fillore në disa vende, në veqanti në Arabin Saudite, por vetëm si një dijetar dhe reformist dhe kaq. Por në kohën e fundit disa nga armiqët e islamit kanë filluar t’i akuzojnë të gjithë ata muslimanë, në veqanti rininë, e cila kthehet në praktikimin e islamit të shëndoshë, duke u bazuar në Kuran dhe Sunet, i akuzojnë se jan “vehabistë”. Kjo u është dedikuar edhe muslimanëve të Arabis Saudite, por edhe muslimanëve të tjerë, për t’i përfshirë më vonë të gjithë muslimanët kudo që janë, deri këtu tek ne në Kosovë. Kështu që, kjo shprehje ka arritur edhe te kosovarët, gjegjësisht tek ata të cilët nuk e donë islamin, tek ata të cilët i pengon lëvizja islame, i pengon kthimi masiv i rinisë në përqafimin e fesë islame në baza të shëndosha, e mjerisht këtë e hasim nganjëherë edhe tek disa hoxhallarë të cilët janë mësuar ta mabjnë fenë me hajmalia e mevlude, tallkina e qelime, janë mësuar që xhaminë ta kenë vetëm me pleq të mbi 60 apo 70 vjet dhe që ata pleq kurrë mos t’ua prishin. Prandaj për ta është rëndë ta shohin rininë shqiptare se si me të madhe po i kthehet fesë së tyre të natyrshme, fesë islame duke u bazuar në Kuran dhe Sunet.
Këta të rinjë dhe të reja tashmë janë të liruar nga indoktrinuat komuniste. Këta donë ta praktikojnë lirshëm fenë e tyre duke mos i penguar askujt praktikimin e secilës fe që i përkasin. Këta të rinjë me siguri se nuk e dine se çfarë është vehabizmi e as kush është Abdul Vehabi, këtë nuk e dinë as ata që flasin për vehabizëm, nuk e dinë sepse nuk egziston.
Nuk ka vehabizëm në Kosovë. Kjo është tepër e sigurt.
Në Kosovë ka një kthim të mirë në islam, nuk e mohojmë se ka euforizëm, apo nguti nga disa persona, të cilët më vonë edhe ata e kuptojnë realitetin dhe kthehen, por euforizëm ka edhe në segmentet apo drejtimet e tjera të jetës, në çdo segment mund të ketë euforizëm jo vetëm në atë fetar. Ndërsa si rrymë apo fraksion, apo sekt nuk është e vërtetë asnjëherë se ka diçka që e ka emrin “vehabizëm”’ Thjesht kjo është shpifje.
Dr. Shefqet Krasniqi



