Dita e te “dashuruarve”

Falënderimi i takon Allahut dhe paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Allahu i Lartësuar zbriti këtë fe, porse njerëzit ende vazhdojnë të kenë përkatësi të ndryshme fetare ( jehudë, të krishterë, idhujtarë, zjarrputist, etj.)dhe secili grup ka tradita dhe ceremoni, me të cilat dallohet nga të tjerët.

Allahu i Lartësuar zbriti islamin dhe caktoi për muslimanët rite dhe ceremoni me të cilat shquhen nga të tjerët dhe urdhëroi ata të mos i ngjajnë ithtarëve të feve tjera, ku bëjnë pjesë edhe festat e tyre.

Jobesimtarët kanë festa të veçanta për ta, kremtimi i të cilave është i ndaluar për muslimanët. Poashtu, edhe muslimanët kanë festa që janë të veçanta për ta, në të cilat nuk marrin pjesë jobesimtarët.

Prej festave të jobesimtarëve, të cilat përpiqen t’i përhapin në mesin e muslimanëve është “Dita e të dashuruarve”, gjegjësisht “Shën Valentini”.

Kjo është një festë idhujtare krishtere, të cilën e shpiku një prift i krishterë.
Ai mblidhte të dashuruarit dhe të dashuruarat dhe bënin disa lloj shfrenimesh në emër të dashurisë dhe merrnin ngjyrën e kuqe për simbol të tyre.

Takimet e shthurjes, mashtrimit dhe paturpësisë vazhdojnë të jenë moto e tyre edhe sot e kësar dite. Kremtimi i kësaj feste ndalohet për disa arsye:

1.Kjo festë ne esencë është festë shthurjeje dhe shfrenimi.
2.Kremtimi i saj është përngjasim me jobesimtarët, e kush i përngjan një populli është prej tyre dhe do të ringjallet me ta.
3.Ndjekja e tyre në këtë festë shpie deri te pasimi i tyre edhe ne vepra tjera.
4.Kremtimi i kësaj feste çon në sjelljen e manifestimeve të jobesimtarëve të mesin tonë dhe përhapjen e ceremonive të tyre në kanalet dhe tregjet tona.
5.Allahu i Lartësuar ka përbuzur festat e jobesimtarëve, ka ndaluar nga pjesëmarrja në to dhe i ka quajtur gënjeshtra.
Zoti ynë ka thënë:” ( Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Kur’an 25:72)
6.Ndjekja jonë e jobesimtarëve nxit ata të fusin traditat dhe ceremonitë e tyre në mesin tonë.
7.Manifestimi i ceremonive të krishteri nga ana jonë, nëpërmjet kremtitit të festive të tyre dhe veshjes së rrobave të tyre i bën ata të ndihen krenarë dhe ta ndiejnë veten më të mëdhenj se ne dhe ua shton atyre përqeshjen ndaj islamit dhe muslimanëve.

Në këtë mënyrë ata largohen nga hyrja në islam dhe presin që ne t’i pasojmë ata, e jo ata neve.

Andaj, në asnjë mënyrë nuk lejohet kremtimi i kësaj feste; as duke veshur rroba të kuqe, e as duke shkëmbyer dhuarata, letra apo ëmbëlsira.

Nuk lejohet blerja e luleve të veçanta për këtë festë.
“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.” (Kur’an, 5:2).

Nuk lejohet pranimi i dhuratave dhe ëmbëlsirave që i kushtohen kësaj feste. Obligohet kundërshtimi i çdokujt që shfaq qoftë edhe më të voglin manifestim të kremtimit të kesaj feste, qoftë me veshjen e tyre, me fjalët e tyre, e kështu me radhë…

Thotë dijetari islam Ibën Tejmijjeh [ Allahu e mëshiroftë ]: “Nuk lejohet për muslimanët që të përgjasojnë me ata (qafirat-pabesimtarët) në diçka që i veçon vetëm ata; në festa apo edhe të tjera. Nuk lejohet të bëhet gosti, e as të pastrohet, e as të ndizet zjarrë, e as t’i bihet defit, e as të gëzohen fëmijet duke iu blerë lojra apo dhurata, e as të shitet diçka që iu ndihmon atyre për t’u zbukuruar e dekoruar. Përfundimisht, nuk i takon muslimanit t’i veçoj ditët e festive të tyre, por në këto raste le të jenë ditët e muslimanit ashtu si ditët tjera, pa dalluar e veçuar.”

Thotë Ibën Kajjim El-Xhevzijjeh [ Allahu e mëshiroftë]: “Përgezimet me rastin e ritualeve të pabesimtarëve që u takon vetëm atyre është e ndaluar rreptësisht. Psh. Të përgezohen me rastin e festive të tyre, apo agjërimit të tyre, tu thuhet: “Me gëzime festën”, “Urime këtë festë”, e të ngjajshme me to. E nëse ai që e thotë këtë është në pelqim me mosbesimin (kufrin) e tij, kjo është prej haramëve, dhe i gjason sikur ta përgëzoj adhurimin e kryqit. Madje, kjo është mëkat më i madh dhe më e urrejtur tek Allahu (subhanehu ve teala) se sa t’i thojë: “Përgëzime pirjen e verës”, “Urime mbytjen e njerëzve” apo “Përgëzime amoralitetin.”

Për këtë festë të shëmtuar (Valentini) ësthë pyetur dijetari i nderuar: Muhamed bin Salih El-Uthejmini, ku dhe është përgjigjur si vijon: “Manifestimi i festës së valentinit nuk lejohet. Kjo per shumë shkaqe, së pari: festa e cekur nuk ka bazë në sheriat dhe ësthë prej bidatëve të shpifur, së dyti: festa e tillë thërret në dashuri të rrugëve dhe në dëm, së treti këso llojë çashtjeve e preokupojnë zemrën me punë boshe. Nuk lejohet të tregohet në këto ditë ceremoni, pa marrë parasysh, qoftë kjo dukuri në ushqim, rrobe, dhurata apo edhe të tjera. Muslimanit i takon të jetë krenar me fenë e vet. 05/11/1420h.”

Lus Allahun e Madhërishëm t’na ruajë besimin dhe fenë tonë… Amin.

No comments yet.

Leave a Reply