Niveli i mërzisë

Ne besojmë se mërzia nuk ia largon të ardhmes gjërat e pakëndshme, por të tashmes gjithsesi i rrëmben fatbardhësinë. Nëse është kështu, atëherë ne duhet të kërkojmë me bindje ndihmën e Allahut xh.sh, mbështetjen tek Ai, bindjen në caktimin hyjnor dhe nënshtrimin e plotë ndaj urdhrave të Tij. Konsideroj se këto koncepte ia zbusin muslimanit pikëllimin dhe i ngjallin një shpresë të re.

Vështërsitë me të cilat ballafaqohemi duhet të na shpijnë te meditimi i thellë dhe jo te mërzija.
Mospërballja jonë serioze me gjërat që që na shkaktojnë frikë është shkaku kryesor i dominimit të tyre ndaj nesh.

Nëse përsianti rreth gjendjes së personave depresivë, do të vëreni se tek ata mbretëron një refuzim i plotë për të diskutuar çfarëdo problematike. Këta dorëzohen plotësisht para iluzioneve dhe parandjenjave të këqija. Ata besojnë se atë që frikësohen se ka për t’i goditur, do të goditen dhe se nuk ka kurrfarë dobie të mendojnë per to. Ky është një gabim trashanik.

Nëse zemrat tona janë të rënduara nga brengat, ndiejmë dhembje nga pikëllimi i tepërt dhe humbja e shpresës, atëherë le të përpiqemi sinqerisht t’i largojmë të gjitha këto ose të themi: T’u rezistojmë atyre me besimin se ne ende zotërojm dy gjëra :
- Lutjen drejtuar Allahut të Madhëruar dhe përuljen ndaj Tij, që këto brenga e fatkeqësi të na i largojë dhe
- Veprimin për t’i dobësuar efektet negative që shfaqen kur shqetësohemi për gjëra që mund të na ndodhin.

Në anën tjetër, ekziston mundësia e minimizimit të mërzisë duke ndryshuar mënyrën e perceptimit të jetës. Çdo gjë tragjike që ndodhë në këtë botë është kalimtare dhe e përkohshme.
Furtunat më të forta që fryjnë në jetën tonë, nëse meditojmë mirë, do ta kuptojmë se nuk zgjasin përgjithmonë dhe në fund duken, siq thonë, si një uragan në filxhan.
Secili prej nesh nuk është gjë tjetër veçse një grimcë e kësaj bote, kështu që duhet të dijë vlerën reale të vetes duke mos i dhënë rëndësi të tepruar asaj. Ne kemi nevojë për një lloj stërvitjeje të mendjes dhe të kontrollit të mendimeve tona.
Në fakt, shumica e njerëzve kanë probleme serioze me pamundësinë për t’i kanalizuar, zotëruar, diskutuar dhe vlerësuar si duhet mendimet e tyre. Realizimi i kësaj nuk është aq i vështirë sa paramendojmë .

Shkëputur nga libri ”Jeto i Lumtur”
Autor: Abdulkerim Bekkar

.

One Response to “Niveli i mërzisë”

  1. Nusreti Kaqanik Says:

    All-llahu e shperbleft ju faqe e rinisislame gjthashtu edhe ket tekstshkruesin

    Reply

Leave a Reply