-Sikur të mos ishin dijetarët, njerëzit do të ishin sikur shtazët.
-Çdo popull ka idhull që adhuron, ndërsa idhulli i këtij populli është dinari dhe dirhemi.
-Me të vërtetë njeriu i cili bën mëkat ditën, ndalohet nga namazi natën.
-Shtrëngimi i duarve e shton dashurinë.
-Nuk ka zbukurim më të madh për njeriun sesa sinqeriteti dhe kërkimi i hallallit.
-Mjerë për ty nëse rri me bidatçiun!
-Mundohu të rrish sa më shumë me të varfërit.
-Edukata është pothuajse një e treta e imanit.
-Uria është dritë, kurse ngopja është zjarr.
-Armiqtë e njeriut janë tre: dynjaja e tij, shejtani i tij dhe vetvetja e tij. Ruaju nga dynjaja me asketizëm, ruaju nga shejtani me kundërshtim ndaj tij dhe ruaju nga vetvetja me largimin e epshit!
-Nëse dita e sotit është sikur e djeshmja, atëherë ke mangësi.
-Çelësi i dynjasë është ngopja, kurse çelësi i ahiretit është uria.
-Bujaria dhe zemërgjerësia i mbulojnë të metat e dynjasë dhe ahiretit.
-Nuk është dituri ajo që vetëm e mëson, por dituri është (ajo) nga e cila ka dobi.
-Ngopja e tepërt e mundon zemrën, e ngarkon trupin dhe e largon aftësinë.
-Mendja pa edukatë është sikur trimi pa armë.
-Mos e vlerëso njeriun në krijim, para se ta vlerësosh atë gjatë hidhërimit të tij.
-Ne jemi njerëz miskina (të mjerë): e hamë rriskun dhe e presim exhelin (vdekjen).
-Përmirësojeni ahiretin, ju përmirësohet dynjaja.
-Përmirësojeni të fshehtën (të brendshmen), ju përmirësohet ana e jashtme.
-Nuk i bën dobi zemrës, përveç asaj që del nga zemra.
Përktheu: Armend Kalanderi
.



