Përshkrimi i hurijeve në Xhennet !!!

Dëgjoje të përmalluarin se si i përshkruan hurijet ku thotë:

 

Dëgjoje përshkrimin e nuseve të Xhen-netit dhe zgjidh për veten tënde atëherë o vëlla.

Ato janë hurije të plota në krijim dhe bukuri janë nga më të bukurat gra.

U plotësua krijimi i saj dhe bukuria e saj si hëna katërmbëdhjetë.

Dielli noton në bukurinë e fytyrës së saj. Ndërsa nata është nën degë (tek flokët e saj të zinj)

Shfaqet një vetëtimë kur buzëqesh ajo aq sa ndriçon çdo gjë përreth.

Është transmetuar se një vetëtimë shfaqet në Xhen-net e pyesin banorët e Xhen-netit për të.

U thuhet kjo është vetëtmia e e buzëqeshjes së haurasë në Xhen-netin e lartë siç e shikoni.

Jetë të lumtur ka për të bërë ai që e puth atë gojë. Se tek kjo puthje është arritja e ëndrrave të tij.

Trupi saj është i njomë prej ujit të rinisë. E në degët e saj rrjedh ky ujë.

Ngaqë uji i mirësisë ishte në trupin e saj prandaj dolën edhe fruta të shumë ngjyrshme.

Kështu dolën prej kësaj dege trëndafila, (faqet e saj) mollë, (ballin e saj) dhe shegë (gjoksi i saj).  Madhështor është Ai që e mbjolli këtë kopësht (me këto pemë e lule të bukura).

Ndërsa trupi i saj është si dega e njomë dhe mesatar në gjatësi.

Ndërsa kyçet e duarve të saj janë të kulluar dhe të pastra si argjendi.

Janë si gjalpi të buta dhe të rrumbullakta si guacka prej perle.

Ndërsa gjoksi i gjerë qëndron mbi belin e ngushtë. E kanë rrethuar atë dy vithe të plota.

Ndërsa mardhëniet janë rehatia më e madhe e të dashuruarit. E ai kurrë nuk mërzitet prej kësaj gjëje.

E mbasi mbaron mardhëniet ajo kthehet edhe një herë e virgjër siç ishte pa asnjë lloj të mete.

Na është transmetuar se ky është preokupimi i tyre që është treguar i pa sqaruar në suren Jasin.

Është prokupimi i dhëndërit me nusen e tij pasi ka luajtur me ta malli gjatë gjithë kohës.

Pasha Allahun mos e pyet atë për prokupimin që ka ato netë. Se prokupimi i tij është një çështje shumë e madhe.

Dëgjo o vëlla i dashur gjithashtu të përmalluarin Ibnul Kajim kur e përshkruan erën e haurasë, trupin e saj, ngjyrën e saj, fjalët e saj dhe ledhet që i bën burrit të saj.

Era e tyre është misku e trupi i tyre është i butë ndërsa ngjyra e tyre është si rubini dhe koralet.

Ndërsa fjalët e saj ta marrin mendjen nga melodia që është më e bukur se meloditë e dynjasë.

Ajo është shumë tërheqëse me pamjen e saj dhe përkëdhelitë e saj dhe tregohet e dashur me të në çdo kohë.

Prandaj edhe i lëviz sytë dhe kokën më shumë kur takohen.

Nga butësia mirësjellja dhe fjalët e bukura afruese që i thotë, kështu e kanë shpjeguar dijetarët.

Mblidhi forcat për atë që është atje, mbylli sytë dhe bëj durim një orë këtu (në dunja).

Vallahi ato që janë këtu (në dynja) nuk janë as sa vlera e thoit të njërës prej atyre që janë në Xhen-net.

Mos i jep përparësi asaj që është e ulëta duke lënë më të lartën. Nëse bën këtë ke për të fituar vetëm poshtërim dhe turp (ditën e Gjykimit).

Dëgjoje gjithashtu përshkrimin e haurasë kur ecën kur vesh rrobet dhe xhevahiret për burrin e saj. Thotë i përmalluari:

E kur del e veshur me një pelerinë e përdridhet siç përdridhet ai që ka ardhur në qejf nga pija.

Tundet si dega e njomë që ka mbi të trëndafila mollë dhe shegë.

Ajo ecën me mburrje e i takon asaj një gjë e tillë në Xhen-netin e përhershëm.

Ka shërbëtore mbrapa saj e para saj nga ana e djathë dhe e majtë (që e rrethojnë).

Deri sa kur dalin përballë njëri tjetrit takohen. A ke parë ndonjëherë kur takohet dielli me hënën.

Pyete të dashuruarin a duron dot pa e përqafuar dhe pa e puthur.

Pyete të dashuruarin ku e la durimin e tij në cilën luginë apo në cilin vend.

Pyete të dashuruarin si është gjendja e tij kur i janë mbushur sytë dhe veshët me kënaqësi.

Pyete të dashuruarin si është jeta e tij kur ata janë shtrirë në krevat vetëm përvetëm.

Pyete të dashuruarin si është jeta e tij kur rri me të dashurën e tij në mes të erërave të mira të luleve.

U vijnë gotat me nektar me anë të djelmoshave që janë si hëna.

E marrin gotën njëherë ai dhe një herë e dashura e tij e më pas mbështeten.

E përqafojnë njëri tjetrin. A ke parë ndonjëherë dy të dashuruar kur takohen pas një kohe shumë të gjatë.

Nuk ka kush i qorton dhe nuk ka asnjë gjë që ua turbullon jetën e tyre e ata të dy me rroben e dashurisë janë mbështjellë.

O ti që je i shkujdesur prej shkakut për të cilin u krijove, zgjohu. U nisën me seriozitet të tjerët ndërsa ti je në gjumë.

Ikën shokët e tu dhe të lanë të rrish me ata që janë të kënaqur me fatin e ulët që do mbarojë.

E shumica e atyre që shikon kanë ngelur mbrapa. Ti i ndoqe ata e u kënaqe që pjesa jote të jetë asgjëja.

Të bëri të pëlqyer vetja jote që të bashkohesh me ata që rrijnë e nuk kanë marrë rrugën (e Xhen-netit) dhe i kanë dhënë përparësi rehatisë (në këtë botë).

Por do ta marrësh vesh kur të zbulohet perdja se çfarë ke bërë dhe çfarë kishe mundësi të bëje.

 

Ky është malli o vëllezër për Xhen-netin.