I Dërguari, sal-lAllahu aljehi ue selem, ka thënë: “Jua pata ndaluar vizitën e varrezave, kurse tani vizitojini ato, sepse ato jua përkujtojnë Ahiretin.”(Shënon Albani, i saktë me transmetimet ndihmëse)
Sa herë që të ngurtësohet zemra, o rob i Allahut, shko dhe shikoje një ditë vendin tënd dhe interesohu për të!
Këtu është fillimi:
Një burrë e kujton shokun dhe të dashurin e tij; shkoi dhe e la atë.
Të qarit, a i bën dobi?
Povajtimi?
A mund të kthehet shoku i tij ndonjëherë?
Jo!
Vallë, ç`po shpreson shoku i tij tani, kur ai tashmë është nën tokë?!
(Ai shpreson) një vepër të mirë, një namaz, një sadakë e një sexhde të vetme.
Rruga e parë: Pamje e përgjithshme e varrezave:
Ka varreza që janë banuar dhe ka varreza që presin banorë të tyre!
Vallë, kush do të banojë në këtë varr?
Të gjitha varrezat janë të njëjta, por vallë, kush do të jetë në begati e kush në zjarr flakërues në varrin e tij?!
Rruga e dytë: Ky është vendi yt dhe imi një ditë:
E vështrova… ishte një vend i vogël! S`kam se si ta fus të gjithë pasurinë, pozitën, karrigen e zyrës sime dhe pushtetin! Madje, nuk e zë as makinën luksoze e shtëpinë time të bukur e të madhe!
Ai është vetëm për trupin tim, bukurinë e rininë time mbi të cilën do të hidhet dheu.
Bukuria nuk bëri dobi, as rinia, as shëndeti, autoriteti e pushteti! E, njeriu më i dashur tek unë është ai, i cili më hedh dhé mbi fytyrën time (më mbulon).
Vallë, a kemi menduar ndonjëherë se sa e ulët (e pavlefshme) është kjo dynja dhe çfarë ka në të?!
Edhe fëmijët vdiqën!
Shikoji varrezat e tyre se sa të vogla janë!
Vdekja nuk njeh të rinj e të vjetër, andaj kujdes, o i dashuri im!
Mos u mashtro, o i shkretë, me rininë e pamjen tënde, ngase shumica e atyre që sot vdesin janë të rinjtë!
Kërkoji falje Allahut dhe tek Ai pendohu, dhe bëje shoqërues në varrin tënd veprën tënde të mirë!
I Dërguari, sal-lAllahu aljhi ue selem, ka thënë: “Nuk kam parë asnjë pamje, e varri të mos ishte më i neveritshëm se ajo.” (Shënon Mundhiriu dhe senedi i tij është i saktë ose i mirë, apo u afrohet këtyre)
Burimi: www.wathakker.net
Nga arabishtja:
Burim Koçinaj
24.07.2011
.



