Fjalë të arta nga hoxha i Islamit, Ibën Tejmijje

Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

 

“Kush flet në emër të fesë pa dije, ai është gënjeshtar, edhe nëse nuk e ka për qëllim gënjeshtrën.” (Ibën Tejmijje)

 

“Njerëzit çdo herë kur ishin për një gjë më se të nevojshëm, Zoti i tyre ishte për atë gjë më bujar.” (Ibën Tejmijje)

 

“Kënaqësia ëshë porta më madhore e All-llahut, xhenneti i dynjasë dhe kopshti i arifinëve (njohësve të mirëfilltë të All-llahut).” (Ibën Tejmijje)

 

“Njerëzit kur ta ndihmojnë njëri-tjetrin në mëkate dhe armiqësi, do ta urrejnë njëri-tjetrin.” (Ibën Tejmijje)

 

“Në Librin e All-llahut nuk ka një ajet të vetëm që lavdërohet dikush me prejardhjen e tij, apo që poshtërohet dikush me prejardhjen e tij.” (Ibën Tejmijje)

 

Çdo dhunti nga All-llahu  është mirësi, si dhe çdo hakmarrje nga Ai është drejtësi.” (Ibën Tejmijje)

 

“Plakut edhe nëse i dobësohet trupi, mendja e tij është më e fortë sesa e të riut.” (Ibën Tejmijje)

 

“Në këtë botë s`ka mirësi më të madhe dhe më madhështore  sesa zemra e besimtarit.” (Ibën Tejmijje)

 

“Dashuria e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij është esenca e çdo vepre nga veprat e imanit (besimit)  dhe fesë.” (Ibën Tejmijje)

 

“Komentimi i të vërtetave të imanit (besimit) me shpjegimin e Kur`anit është më parësor sesa komentimi i tyre me diç tjetër.” (Ibën Tejmijje)

 

“Zemrat e sinqerta dhe lutjet e shëndosha janë ushtari i cili s`mposhtet.” (Ibën Tejmijje)

 

Burimi: www.wathakker.net

Zgjodhi dhe përktheu:

Burim Halit Koçinaj

06.10.2011

 

 

.