Ajete kuranore:
* O Zoti im, – tha, – më jep ndonjë shenjë! Shenja jote do të jetë ajo se ti nuk do të flasësh tri net me njerëzit, përkundër faktit se do të jesh i shëndoshë.
(Merjem: 10)
* … E nëse sheh ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë i kam dhënë besë të Gjithëmëshirshmit se do të hesht dhe sot me asnjë nuk po flas”. (Merjem: 26)
* Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm. (Kaf: 18)
* … Zoti yt është njëmend në pritë. (El-Fexhr: 14)
Hadithe pejgamberike:
* Kush e beson All-llahun dhe ditën e Gjykimit, le të flasë mirë ose le të hesht.
(Muttefekun alejhi)
* Ka shpëtuar ai që hesht. (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Taberani)
* Atij që më garanton për atë që e ka në mes të buzëve dhe dy këmbëve, unë ia garantoj xhennetin. (Transmeton Buhariu)
* Shumica e mëkateve që bën njeriu, vijnë nga gjuha e tij.
(Transmetojnë Taberani, Ibn Ebi Dunja dhe Bejhekiu)
* Katër gjëra vështirë mund të gjenden tek një njeri: Heshtja, e cila është formë fillestare e adhurimit, modestia, përmendja e All-llahut dhe të kënaqurit me pak.
(Transmeton Taberani)
* Një ndër veprat më të lavdëruara tek All-llahu është ruajtja e gjuhës.
(Transmeton Ibn Hibbani)
* Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit njerëzit tjerë janë të qetë.
(Transmeton Ahmedi)
Thënie të ndyshme:
* Fshihi veprat tua të mira ashtu siç i fsheh të këqijat.
(Bishr ibn-ul-Harith el-Hafi)
* Hapi mirë sytë e veshët, ngase All-llahu t’i ka dhënë dy sy, dy veshë e një gjuhë, dhe këtë, për të parë e dëgjuar më tepër se sa për të folur. (Ebu Derda r.a.)
* Heshtja gjithnjë të sjell shpëtim, ndërsa fjala mund të jetë në dobi apo në dëm tëndin. (? ? ?)
* Ai që flet tepër, nuk mund t’u shpëtojë gabimeve, ndërsa ai që e mban gojën – të mbyllur, është i mençur. (Sulejmani a.s.)
* Të urtit e trashëguan urtësinë me heshtje dhe persiatje.
(Mimshad ed-Dineveri)
* Me njerëzit fol rrallë, ndërsa me Zotin tënd – shpesh, në mënyrë që zemra jote ta shohë All-llahun e Madhëruar. (Muadh ibn Xhebel r.a.)
* Nëse njeriu flet gjithnjë atë që ka të bëjë me të dhe atë që është e domosdoshme, konsiderohet se ndodhet në suazat e heshtjes.
(Ebu Bekr el-Farisi)
* Kur të të magjeps fjala, hesht; kur të të magjeps heshtja, fol.
(Bishr ibn-ul-Harith el-Hafi)
* I thanë Dhun-nun el-Misrit: “Cili është njeriu më i mbrojtur?”
Ai u tha: “Ai që më së tepërmi e ruan gjuhën e tij”.
* All-llahu i Madhëruar çdo gjë e mbylli me dy derë, përveç gjuhës të cilën e mbylli me katër; dy grila i bëri buzët dhe dy të tjera – dhëmbët. (Disa të urtë)
* I kalova tridhjetë vjet ashtu që gjuha ime dëgjonte vetëm nga zemra ime; më pas i kalova edhe tridhjetë të tjera ashtu që zemra ime dëgjoi vetëm nga gjuha ime. (Një mendimtar)
* Mësoje heshtjen ashtu siç e mëson të folurit; nëse të folurit të udhëzon, heshtja të mbron. (Disa dijetarë islamë)
* Urtësia është dhjetë pjesësh; nëntë prej tyre janë në heshtje, kurse e dhjeta – në vetmi. (Vehb ibn-ul-Verd)
* Pasi që doli Junusi a.s. nga barku i balenës, një kohë të gjatë e kaloi në heshtje, gjë që i shtyri njerëzit t’i thonin: “A nuk do të flasësh?” Ai u tha: “Fjala është ajo që më futi në barkun e balenës”.
* Kur t’i shohësh njerëzit duke u krenuar me hijeshinë e fjalëve të tyre, ti krenohu me hijeshinë e heshtjes tënde. (Llukmani, birit të tij)
* Çdo mëngjes e mbrëmje, gjuha i pyet gjymtyrët dhe pjesët e trupit: Si jeni? Ato i thonë: Mirë, nëse na lë të qetë. (? ? ?)
* Nëse dëshiron ta thuash gjënë e vërtetë në kohën e përshtatshme, atëherë duhet të heshtësh shumicën e kohës. (Një i urtë)
* Praktikoje heshtjen deri në atë shkallë sa do të mendojnë njerëzit se je memec dhe kënaqu me atë që të ndan All-llahu, qoftë ajo edhe një kafshatë buke, e Ai do të ta ndërtojë një shtëpi në xhennet nga gurë të çmuar. (Një robëreshë)
* Heshtja është urtësi, por të paktë janë ata që e praktikojnë.
(Llukman el-Hakim)
* Thuhet se tri gjëra e bëjnë zemrën të ngurtë: të qeshurit pa ndonjë habi, të ngrënit pa patur uri dhe të folurit pa ndonjë dobi. (? ? ?)
* Dy gjëra e bëjnë zemrën – të ashpër (të vrazhdë): të folurit e tepërt dhe të ngrënit e tepërt. (El-Fudajl ibn Ijad)
* Fillimi i adhurimit është heshtja, pastaj kërkimi i diturisë, më pas të punuarit me të, të nxënit e saj përmendësh dhe në fund të përhapurit e saj.
(Sufjan eth-Thevri)
* Pasha All-llahun, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, nuk ka gjë që meriton burgim më të gjatë se sa gjuha. (Abdullah ibn Mes’ud)
* Lum ai që e ruan gjuhën e tij, izolohet në shtëpinë e tij dhe qan mbi mëkatet e tij. (Isau a.s.)
Përgatiti:
Jahja Hondozi
.



