Një herë një dijetar e pyeti njërin nga nxënësit e tij: “Ti ke kaluar kohë të gjatë me mua, andaj çfarë mësove nga unë?”
Nxënësi tha, mësova tetë gjëra:
E para: E shikova krijesën; çdokush ka një të dashur. Kur ai shkon në varr, ai e braktis të dashurin e tij. Kështu që, unë dashurova punët e mia të mira, në mënyrë që të jenë me mua në varr.
E dyta: E shikova ajetin: “E kush u frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve.” (Naziat: 40) dhe kështu, unë luftova kundër epshit tim në mënyrë që të rrija i bindur karshi Allahut.
E treta: Pashë që nëse ndonjëri ka diçka që është e vlefshme, ai do ta ruajë atë. Pastaj meditova ajetin: “Ajo që e keni praën vetes ështëe e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme.” (Nahl: 96) kështu që, çdo gjë me vlerë tek unë ia përkushtova Atij, në mënyrë që të jetë me Të (Allahun) për mua.
E katërta: Pashë njerëz të kërkonin pasuri, nder dhe pozita dhe nuk ishte shumë e vlefshme për mua. Pastaj i kujtova fjalët e Allahut: “Tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur.” (Huxhurat: 13), kështu që vendosa ta njoh Allahun më mirë e të jem fisnik ndaj urdhrave të Tij.
E pesta: Pashë njerëzit të jenë xhelozë ndaj njëri-tjetrit, kështu që lexova ajetin: “Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime.”(Zuhruf: 32), dhe kështu e braktisa xhelozinë.
E gjashta: Pashë njerëzit të kenë armiqësi dhe meditova ajetin: “Djalli është armik juaji, pra edhe ju konsideronie armik.” (Fatir: 6), kështu që braktisa armiqësinë në njerëz dhe mora shejtanin si armikun tim të vetëm.
E shtata: Pashë ata të poshtëronin vetën e tyre duke kërkuar ushqim dhe meditova ajetin: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimine saj.” (Hud: 6), kështu që ngarkova veten me përgjegjësi ndaj Tij (Allahut) dhe ia lashë pasurinë Allahut.
E teta: I gjeta ata të kapur për biznes, ndërtesa e shëndetësi, dhe mendova për ajetin: “Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (Talak: 3), kështu që çdo gjë ia besova vetëm Allahut.
Burimi: www.islamway.com
Përktheu nga anglishtja: Enis Qafëleshi
.



