Pas kësaj ngjarjeje të çuditshme, Halimja u frikësua për Muhammedin dhe vendosi t’ia kthente nënës së vet. Tek nëna ishte gjer në moshën gjashtë vjeç. Eminja e shihte të arsyeshme, për shkak të vetvetes dhe për shkak të djalit, ta vizitonte varrin e burrit në Jethrib (Medinë). Së bashku me djalin, shërbëtoren Ummu Ejmenen dhe me vjehrrin e vet, niset në rrugën e gjatë 500 km. Në udhëtim kalun një muaj. Eminja dobësohet shumë, sidomos gjatë kthimit. Edhe pse në fillim të udhëtimit ishte këmbëngulëse, megjithatë nuk mundi të qëndronte gjer në fund. Vdiq në vendin e quajtur El-Ebva, ndërmjet Mekës dhe Medinës.
.



