Kur Resulull-llahu a.s. mbushi dymbëdhjetë vjet – sipas disave – e edhe dy muaj e dhjetë ditë, Ebu Talibi e mori me vete në një udhëtim tregtie për në Sham. Gjatë udhëtimit u ndalën në Basër për të pushuar. Atëbotë Basra ishte vend i rëndësishëm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe që ishin nën sundimin e Romakëve.
Në këtë qytet jetonte një prift i quajtur Behira, ndërsa emrin e vërtetë e kishte Gërges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarë arriti në qytet, ai u doli përpara dhe i ftoi në gosti. Edhe pse i shihte për të parën herë, ky menjëherë e njohu Resulull-llahun a.s. sipas veçorive të shpallura më herët në librat e shenjtë. Ai e mori djaloshin për dore e tha: “Ky do të jetë Pejgamberi i tërë botës. Këtë All-llahu do ta dërgojë si mëshirë të gjitha botërave.” Ebu Talibi tha: “Si e din ti këtë?” Ai u përgjigj: “Kur vështronit nga Aka’beja, nuk mbeti asnjë gurë, as bimë, as lis pa bërë sexhde, kurse ata nuk i bëjnë sexhde askujt tjetër përveç Pejgamberit. Unë e njoh nga vula e pejgamberllëkut, sipas nishanit mbi kërcen e epërme të shpatullës në formë të mollës. Unë për të kam dëgjuar në shpalljet tona.” Pastaj e luti Ebu Talibin që të mos shkonte me të në Sham. Frikësohej mos ta gjejë ndonjë e keqe nga hebrenjtë. Ebu Talibi e ktheu Muhammedin a.s. në Mekë me dy shërbëtorë.
.



