Kjo ka qenë lufta e fiseve Kurejsh dhe Kinan kundër Havazinëve. Në atë kohë Resulull-llahu a.s. ishte në moshën pesëmbëdhjetë vjeç. udhëheqësi i kurejshitëve dhe Kinanëve ka qenë Harb b. Umejje i cili gëzonte famë dhe nder të madh. Udhëheqës i fisit Havazin ka qenë Kajsi. Fillimi i luftës i ka takuar Kajsit kurse mesi i luftës i ka takuar fisit Kinan. Kjo luftë është quajtur “Fixhar” ngase pushoi ndalesa e luftimit në muajt e shenjtë. Në këtë luftë ka qenë prezent edhe Resulull-llahu a.s. por ai vetë nuk luftoi, vetëm që iu jepte shigjeta xhaxhallarëve.
.



