Jeta e mundimshme

Resulull-llahu a.s. në rini nuk kishte ndonjë punë të caktuar apo profesion. Tradita shënon se ka qenëbarii deleve të fisit Beni Sa’d dhe banorëve të Mekës.

Në moshën njëzet e pesë vjeç shkon në Sham si tregtar me mallin e tregtares së njohur mekase, Hatixhes, r.a.

Ibni Is’haku shënon: “Hatixhja, vajza e Huvejlidit ka qenë tregtare e njohur dhe e ndershme. Ajo i punësonte tregtarët të cilët punonin me pasu­rinë e saj dhe rregullisht, në mënyrë të zellshme ua paguante fitimin. Përndryshe kurejshitët kanë qenë tregtarë të njohur.

Kur Hatixhja dëgjon për Resulull-llahun a.s. posaçërisht se është i sinqertë, i besueshëm dhe me sjellje fisnike, dërgon që ta thërrasin. Kur Resulull-llahu a.s. paraqitet para saj, ajo i ofron të kujdeset për tregtinë e saj në Sham, e për këtë do të jetë i shpërblyer më mirë se të gjithë të tjerët para tij. Gjithashtu me të do ta dërgonte shërbyesin e saj Mejserin. Resu­lull-llahu a.s. pranon këtë ofertë dhe menjëherë niset me Mejserin dhe karvanin për në Sham.

 

 

.

No comments yet.

Leave a Reply