Tallësi me fenë e All-llahut

Janë pajtuar të gjithë dijetarët se të shashë All-llahun apo të Dërguarin e Tij është kufër dhe asnjëri prej tyre nuk ka kushtëzuar që sharësi ta ketë bërë me zemër apo të shprehet se është e lejuar, por mjafton të vërtetohet se ka share qartas, se i ka shqiptuar me qëllim fjalët e tij, për t’u llogaritur si qafir.

Gjithashtu dijetarët e Ehli-Sunnetit janë të një mendimi se tallësi me fenë e All-llahut bën kufër dhe nuk kushtëzojnë që tallësi ta ketë bërë këtë me zemër, apo ta ket bërë të lejuar talljen me fe, bile ai bën kufër me këtë edhe nëse e bën me shaka.

Po ashtu janë të një mendimi se të afruarit të vdekurve me sexhde, tavaf mbi varret e tyre, hudhja e Kur’anit në vende të ndyta është kufër dhe dalje nga feja. Kjo është fjala e gjithë atyre që thojnë se imani është fjalë dhe vepër dhe me këtë kanë për qëllim fjalën e zemrës dhe të gojës dhe me vepër kanë për qëllim veprën e zemrës, gjuhës dhe të gjymtyrëve. Imani shtohet me vepra të mira dhe pakësohet e dobësohet me vepra të këqija.

Ehli-Sunneti janë të një mendimi se kufri mund të bëhet me fjalë, siç është tallja me fenë tallja me fenë dhe me vepër, siç është bërja sexhde statujave, diellit, hënës, apo flijimi I kurbanave për dike tjetër përveq All-llahut.

Argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti për kufrin e atij që kryen ndonjë negacion të imanit me fjalë apo vepra janë të qarta dhe nuk kushtëzohet mohimi apo lejimi i veprës së tillë. Kushtëzimi I mohimit apo lejimit të veprës është një teori e prishur dhe këtë nuk e ka thënë askush prej sahabëve dhe prej tabi’inëve e as dijetarët që janë të njohur në Ehli-Sunnetin dhe Xhematin.

All-llahu subhanehu we teala thotë:

“E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.” (Tevbe: 65-66)

All-llahu në këtë ajet I quajti qafira vetëm për shkak të fjalës që e thanë.

“Ata betohen në All-llahun se kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë, kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan, dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahui dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.” ( Tevbe: 74 )

Andaj themi se çdokush që thotë fjalën apo kryen veprën që është kufër, bënë kufër derisa nuk ka ndonjë pengesë që e shpëton nga kufri siç është dhuna, shpjegimi I gabuar, gabimi (thënia e ndonjë fjale që është kufër pa qëllim) ose injoranca e arsyeshme.

Prej kufrit të qartë është lënia e veprës në tërësi duke mos e lidhur këtë me veprat e zemrës. Vetë lënia e veprës në tërësi është kufër I madh dhe argumentohet se I mungon edhe në mbrendësi, mirëpo mbrendësinë nuk e bëjmë kusht për të gjykuar dhe kjo është e qartë në librin e All-llahut dh Sunnetin e të Dërguarit s.a.v.s., sepse gjykimi merret për veprat e gjymtyrëve e jo për atë që bartin zemrat, ngase ajo që është në zemër I takon vetëm Atij (All-llahut ) që I din të githa sekretet.

Transmeton nga Hafidh Ibn Rexhebi në Fethul-Bari (1/23) Nga Sufjan Ibën Ujejne se ka thënë:

“Murgjit lënien e farzeve e kanë llogaritur në rangun e kryerjes së ndalesave, por kjo nuk është mëkat i njejtë, sepse veprimi I ndalesave duke mos I bërë hallall veprimin e tyre është mëkat, kurse lënia e farzeve me dije dhe pa arsye (të pranuar) është kufër. E gjithë kjo shpjegohet me tregimin mes Ademit dhe Iblisit, pastaj me dijetarët e çfituëve të cilët pranuan dërgimin e Pejgamberit, mirëpo nuk vepruan me ligjet e tij”.

Transmeton Harbi nga Is-haku se ka thënë:

“Murgjit e kanë tepruar derisa nga thëniet e tyre është edhe ajo se kush I len kohët e namazit, agjërimin e Ramazanit, zeqatin, haxhxhin dhe të gjitha farzet duke mos I mohuar ato , nuk ka bërë kufër! Çështja e tij është te All-llahu , ngase pranon se janë obligime. Nuk ka dyshim se këta janë murgjitë”.

Transmeton El-Hilali në Sunneh me zinxhir ( 3/586) se Humejdi ka thënë:

“Më kanë lajmëruar se disa njerëz thonë: ‘Kush pranon namazin, zekatin, agjërimin, haxhxhin, mirëpo nuk bënë asnjërin prej tyre derisa të vdesë, apo falet duke ia kthyer shpinën kibles derisa të vdesë, është besimtarë derisa nuk mohon’. E thashë se kjo është kufër I qartë dhe bie ndesh me Librin e All-llahut subhanehu we teala , Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe veprën e muslimanëve”.

All-llahu subhanehu we teala thotë:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (El-Bejjineh: 5 )

Thotë Hanbeli se Ebu Abdullahu ka thënë:

“Kush thotë këtë (fjalën e lartëshenuar) ka bërë kufër në All-llahun dhe ka kundërshtuar urdhërin e All-llahut dhe të Dërguarin e Tij”.

Imam ibën Bata, All-llahu e mëshiroftë thotë:

“Secili prej jush që len ndonjërin nga farzet me të cilin I ka obliguar All-llahu subhanehu we teala, në Librin e Tij , apo I ka vërtetuar I ërguari në Sunnetin e tij, duke I mohuar apo përgënjeshtuar, është mosbesimtar, ka bërë kufër të qartë, nuk dyshon në këtë njeriu I mençur që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit. Ai që pranon këto dhe dëshmon me gjuhën e ti, pastaj I lend he nuk I kryen nga neglizhenca apo me bindjen që ka në thëniet e murgjive duke I ndjekur medhhebet e tyre, ai ka lënë Imanin, në zemrën e tij nuk ka aspak Iman, është në grupin e munafikave të cilët I bënin hipokrizi Pejgamberit s.a.v.s. , për të cilët zbriten ajete, I cilësuan dhe treguan se çfarë është përgatitur për ta dhe se do të jenë në vendin më të ulët në Xhehennem. All-llahu na ruajt nga medhhebet e murgjive të humbur.”

Prandaj Dijetarët e pare na e kanë tërhequr vërejtjën që të kemi kujdes nga murgjit.

 

Shkëputur nga libri: “Ndihma e Allahut”

Autor: Sulejman ibën Nasit el-Ulvan

 

 

.