Shlyesit e mëkateve

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

1) Pendimi i sinqertë:

I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush pendohet para se të lindë dielli prej perëndimit, Allahu do t’ia pranojë pendimin e tij.” (Shënon Muslimi)

2) Plotësimi i abdestit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush merr abdest me përpikëri,  i dalin mëkatet prej trupit; derisa edhe ato që gjinden nën thonjtë e tij.” (Shënon Muslimi)

 

3) Përmendja e Allahut pas namazeve farz:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thotë subhanallah 33 herë pas çdo namazi,elhamdulilah 33 herë dhe Allahu ekber 33 herë, këto bëjnë 99, dhe më pas thotë:

“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hadu ue huve ala kul-li shej’in kadir.”

“Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, Një dhe i pa rival, Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Pa dyshim, Ai është i Fuqishëm për çdo send.”  I falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.” (Shënon Muslimi)

 

4) Shehidllëku (martirizimi) në rrugë të Allahut:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Allahu ia fal shehidit çdo gjë,  përveç borxhit.” (Shënon Muslimi)

 

5) Shkuarja e shpeshtë në xhami:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “A dëshironi t’ju tregoj se me çka Allahu i shlyen mëkatet dhe i lartëson me të gradat?” Thanë: “Po, si jo o i Dërguari i Allahut!” Më pas tha: “Marrja e abdestit edhe kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami, pritja e namazit pas namazit. Kjo është pritje për luftë, kjo është pritje për luftë.” (Shënon Muslimi)

 

6) Agjërimi i Ramazanit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Ai që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar(shpërblim prej Allahut), i falen mëkatet e të kaluarës.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

 

7) Namazi gjatë natës së Kadrit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Ai që falet natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar(shpërblim prej Allahut), i falen mëkatet e të kaluarës.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

 

8) Fjala subhnallahi ue bihamdihi 100 herë:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thotë: ‘ subhnallahi ue bihamdihi’ – ‘I Lartësuar qoftë Allahut, Atij që i takon falënderimi’, gjatë ditës 100 herë, i falen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

 

9) Pasimi i veprës së keqe me një të mirë:
Allahu i Lartësuar, thotë: “Vërtet veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” (Hud, 114) Ndërsa i Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Përcille veprën e keqe me një të mirë, ajo do të ta fshijë veprën e keqe.” (Shënojnë Ahmedi dhe Hakimi)

10) Falja e dy rekateve pas mëkatit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka ndonjë njeri i cili mëkaton dhe merr abdest me përpikëri, pastaj ngrihet dhe i falë  dy rekate dhe i kërkon falje Allahut, veçse Allahu do t’ia falë atij.” (Shënon Tirmidhiu)

11) Kefareti i tubimit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush ulet në ndonjë tubim, në të cilin është folur shumë dhe thotë para se të ngrihet nga ky tubim:“Subhaneke Allahume ue bihamdik, esh’hedu en la ilahe il-la ent, estagfiruke ue etubu ilejke.”
“I pa të meta qofsh o Allahu im, Ty të takon falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, kërkoj faljen Tënde dhe tek Ti pendohem.”
I falen mëkatet e bëra në atë tubim.”(Shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

 

12) Umreja:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Umreja deri në umren tjetër është shlyerje e mëkateve që janë bërë mes tyre.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

 

13) Haxhi:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush e kryen haxhin e nuk bën vepra të pahijshme dhe mëkat, kthehet (pastrohet prej mëkateve) si atë ditë kur e ka lindur nëna.“ (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi).

 

14) Namazi farz (obligues):
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Pesë namazet dhe xhumaja deri në xhumanë tjetër, janë shlyerje e mëkateve (të vogla) të bëra mes tyre, përderisa nuk përfshihet nga mëkatet e mëdha.”(Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

15) Kush thotë pasi ta dëgjojë muezinin:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë:“Esh’hedu en la ilahe il-lAllah, uahdehu la sherike leh, ue esh’hedu enne Muhameden abduhu ue resuluhu. Radijtu bil-lahi raben ue bi Muhamedin resulen ue bil Islami dinen.”
“Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me meritë pos Allahu dhe Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, Pejgamberi im Muhamedi, dhe feja ime është Islami.“ I falen mëkatet e tij.”
(Shënon Muslimi)

16) Sadakaja:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Sadakaja e shuan gjynahun  ashtu sikurse e shuan uji zjarrin.“ (Shënon Tirmidhiu)

 

17) Agjërimi  i ditës së Arafatit:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, u pyet për ditën e Arafatit, me ç’rast u përgjigj: “E shlyen vitin e kaluar dhe atë të ardhshëm.“ (Shënon Muslimi)

 

18) Agjërimi i ditës së Ashurasë:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, u pyet për ditën e Ashurasë, me ç’rast u përgjigj: “E shlyen vitin e kaluar.“ (Shënon Muslimi)

19) Tehlili:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thotë:“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hadu ue huve ala kul-li shej’in kadir”
Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, Një dhe i pa rival, Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Pa dyshim, Ai është i Fuqishëm për çdo send”  gjatë ditës 100  herë, e ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar dhjetë robër. I shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind gjynahe….” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

20) Përputhja e Aminit të namazliut me atë të melekëve:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kur ndokush prej jush thotë Amin (në namaz), edhe melekët në qiell thonë Amin; nëse përputhet njëri me tjetrin, atëherë i falen mëkatet që ka bërë më përpara.” (Shënojnë Buhariu dhe Muslimi)

21) Sabri:
I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk e godet muslimanin ndonjë lodhje, sëmundje,  pikëllim,  mërzi e brengë, madje edhe ndonjë ferrë që e shpon atë, veçse Allahu do t’ia mbulojë (falë)me të gjynahet e tij.” (Shënon Buhariu)

22) Fjala subhnallah 100 herë (I Lartësuar qoftë Allahu)

 

23) Vendet ku përmendet Allahu

 

24) Salavati dhe selami mbi të Dërguarin, sal-lAllahu alejhi ue selem
Përgatiti: Ijd el Anezi

Nga arabishtja: Ebu Halid

 

 

.