Nurxhit

Në kohët e fundit është parë shtimi i aktiviteteve të një grupacioni/sekti të ardhur nga Turqia me emrin Xhemati Nurxhi apo Nurxhitë. A thua vallë kush janë këta dhe kë e pasojnë këta dhe në të vërtet a e pasojne këta Ebu Hanifen ( rahimehullah). Ky xhemat i ardhur nga Turqia ka hapur zyrën e vetë në Kosove më saktesisht në Prizren, shoqatën me emrin “Atmosfera”.

Vëllezer dhe motra në Islam, secili grupacion apo tarikat pretendon se e pasojnë të vërteten, por a thua vallë është ky Islam të cilet e praktikojnë Nurxhitë a thua kjo metod e thirrjes të cilen e bëjnë Nurxhitë është metod në të ciën ka ecur i Dërguari i All-llahut (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) dhe sahabët e tij dhe ata dijetar të cilet i pasuan në të mirë, të gjitha këto dhe devijime të tjera rreth këtij xhemati mund t’i lexoni në vijim.
Dije – Allahu të mëshiroftë, se shtegu i cili do të garantojë shpërblimin është një, e jo shtigjet e shumta sepse Allahu ka caktuar sukses vetëm për një grup. Ai tha: “Ky është grupi i Allahut. Vërtet, grupi i Allahut është i suksesshëm.” (Muxhadile, 22)
Abdullah Ibn Mesudi ka thënë: Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) e tërhoqi një vijë dhe tha: “Kjo është Rruga e Drejtë.” Pastaj ai tërhoqi vija në të djathtë dhe në të majtë, dhe pastaj tha: “Këto janë rrugë tjera. Në secilën prej tyre është një djall që thërret në të.” [Transmetuar nga Ahmed (1/435), Nesaiu (7/49) dhe të tjerët. Ky hadith është bërë autentik nga Shejh Albani në Dhilalul-Xheneh (nr.16).]
Andaj vëllezër dhe motra, ju lus në emër të All-llahu që ta pasoni të Dërguarin ( alejhi selam ) në çdo pore të jetës suaj dhe mos ti pasoni këta të humbur, pasi ky xhemat pason verbërisht shejhun e tyre Said Nursiun, i cili pretendoi se po frymëzohet nga All-llahu duke e shkruar librin “Risale-i Nur”. Popullata e jonë nuk ja kanë haberin këtyre sekteve dhe heshtja e hoxhallarëve tanë e ka shtuar edhe më shumë aktivitetin e këtyre të devjiuarve. Pikë se pari kjo përgjegjësi bie mbi hoxhallarët pastaj mbi ata të cilët kanë njohuri rreth këtyre sekteve, pasi esenca e metodologjisë të parëve tanë të mirë është “urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja”, këtë bazë shumica e njerzëve të dhikrit të vendit tonë e neglizhojnë.
Urtësia e njohjes të së keqes është marrë nga hadithi i Hudhejfe Ibnul-Jemanit (radiallahu anhu) kur ai tha: “Njerëzit e pyetnin të Dërguarin e Allahut (sallallahu alejhi ue selam) për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqën nga frika se do të më kaploj ajo…” [Buhari (6/615) dhe Muslim (12/235)].

Kush jane Nurxhitë?
Një ndër sektet më të përhapura dhe më me ndikim në Turqi është edhe sekti i Nurxhive. Edhe ky sekt, nga shumica e tyre që ekzistojnë në Turqi, janë prej sekteve sufiste-dervish. Emrin “Nurxhi” e kane marre në bazë të themeluesit të këtij sekti i quajturi Said Nursi.

Grupimet e Nurxhive
Nurxhitë janë të ndarë në disa grupe. Prej tyre është një grup që pasojnë Fet’hullah Gylenin[1], të tjerët quhen okujuxhullar (d. m. th. lexuesit e “Risale-i Nurit”), jazëxhëllar (ata të cilët shkruajnë), mirëpo të gjithë e kanë si shejh të tyre Said Nursin.

Disa nga gabimet e pasuesve të Said Nursit
Libri bazë i Nurxhive është “Risale-i Nur” të cilën e ka përgatitur Said Nursi. Vepra e Said Nursit “Risale-i Nur” (Mesazhet e dritës) përbëhet nga 14 vëllime me rreth 6000 faqe. Ata që e pasojnë verbërisht Said Nursin, pretendojnë se veprat e tij kanë qenë frymëzim hyjnor.

Këtë e dëshmon edhe fjala e një pasuesi të tij: “Bediuzzamani, me njëqind e tridhjetë fragmente të përmbledhjes së Risale-i Nurit, është ngadhnjimtar i zemrave të lexuesëve të tij, e për këtë arsye këto vepra janë një fakt i gjallë dhe plot e përplot janë të mbushura me moral, sinqeritet dhe sakrificë. Thuhet se parathënia është një përmbledhje e librit, por çfarë t’i them asaj që çdo temë e Risale-i Nurit është në gjerësinë e një libri. Ju me një habi të madhe, duke i lexuar librat e tij, do ta shihni vetë se Bediuzzamani, që nga fëmijëria e deri në fund të moshës ka përjetuar afër një shekull, ku vazhdimisht është përballuar me frymëzimet hyjnore. Duke e hulumtuar këtë personalitet të shquar hollësisht, na përkujton një varg të një poeti arab që thotë: “Fuqiploti nuk e ka të vështirë t’i përmbledhë edhe botët tek një personalitet. . . ” ( albnur. com, Bediuzzaman Said Nursi -I- ).

Po ashtu një thënie të njëjtë e kemi edhe nga vetë Said Nursi: “Fshehtësia e vërtetë e Kur’anit po na zbritet nëpërmjet “Risale-i Nurit” (Şualar, Sözler Yayınevi, İstanbul. 1993, Fq. 617 ). Me këtë thënie të tij, ai vetën po e vendos në shkallën e pejgamberllëkut. Edhe nëse ai nuk pretendon se është pejgamber, thëniet e tij tregojnë qartë. Pretendojnë se vepra “Risale-i Nur” është prej tefsireve më të mira të Kur’anit. Nëse i japim një vështrim “Risale-i Nur”, do të shohim se në shumë gjëra i ka interpretuar dhe ka shtuar fjalë të veta.

Nurxhitë pretendojnë se Said Nursi ka qenë Muxhedid (ripertrires) i asaj kohe. Këtë e pohojnë pasuesit e tij, ja edhe thënia: “Të nderuar lexues! Një hadith i Pejgamberit (a. s. m. ) thekson se: “All-llahu (xh. sh. ) në çdo shekull do t’i dërgojë ummetit (popullit musliman) nga një muxheddit (ripërtëritës, reformator). ” Për përtëritësin e shekullit të parafundit, studiuesit e kësaj fushe unanimisht theksojnë se ai ka qenë dijetari i famshëm Mevlana Halidi Bagdadi, i cili njëkohësisht përputhet në disa pika me të përtëriturin e shekullit të fundit, Bediuzzaman Said Nursiun. Kështu që: Mevlana Halidi Bagdadi u lind më 1193 hixhri, Bediuzzamani u lind pikërisht pas njëqind vjetësh, më 1293 hixhri. Mevlana detyrën e tij të përtëritjes e filloi më 1224, Bediuzzamani më 1324. Mevlana, në moshën 20 vjeçare, arriti të dalë në krye të të gjithë dijetarëve të asaj kohe. Po kështu edhe Bediuzzamani, i cili moshën 14 vjeçare mori diplomën e teologjisë dhe filloi të diskutonte në çështjet më të thella”. (Albnur. com, Bediuzzaman Said Nursi -I- )

Kanë thënë pasuesit e tij për Said Nursin: “. . . diturinë dhe shkencën që mësohet për njëzet vjet (Said Nursi, sh. a.) e ka kuptuar dhe plotësuar për tre muaj. Në çfarëdo qoftë shkence që është pyetur, çdo pyetjeje i është përgjigjur menjëherë, pa hezitim”. (Bediuzzaman Said Nursî, Tarihçe-i Hayat, Sözler Yayınevi, İstanbul 1991, fq. 34)

Thotë hoxha Salih el-Feuzani (All-llahu e ruajtë): “…dituria nuk arrihet përveç se me të mësuar, e jo me frymëzim. Kjo se dituria arrihet me frymëzim është nga gjërat e shpikura të sufive/dervishëve të devijuar sepse puna pa dituri është devijim. Mendimi se dituria arrihet pa mësuar është iluzion”.

Thonë se “ka kërkuar ilm nga Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, në ëndërr … Për këtë arsye, gjersa ishte në moshën fëmijërore, u bë i njohur si më i dituri i asaj kohe dhe nuk pyeste askënd, ndërsa u përgjigjej të gjitha pyetjeve që ia bënin”. ( Bediuzzaman Said Nursî, Haşiye, Tarihçe-i Hayat, Fq. 33 )

Thëniet e një pasuesi të verbër të Said Nursit në vijim janë shkëputur nga libri i titulluar në shqip “Prijësi i Rinisë”: Thëniet në vijim lexoni dhe gjykoni vetë.
Faqe 265-266: “Vëllezër! Autori, Risale-i Nurin nuk e ka shkruar me dëshirën dhe vullnetin e tij. Por autorit i është frymëzuar nga All-llahu, si dhurata më e madhe nga errësira e devijimit, për t’i shpëtuar muslimanët dhe njerëzit e botës që jetojnë në këtë shekull. ”

Faqe 266: “Ja vëllezër! Do të mund do ta kuptoni vlerën e leximit të Risale-i Nurit, të këtij shërbimi të amshuar që është një shërbim ndaj Kur’anit dhe besimit, vetëm atëherë kur do të merreni me këtë shërbim, ngaqë do të ndjeni një shije që nuk tregohet. Sepse ju, duke u marrë me këtë shërbim edhe sikur t’iu të ftojnë në Xhenet, do të thoni: Momentalisht nuk mund të braktisni këtë shije që jeni duke marrë për shërbimin e Kur’anit me Risale-i Nurin. ”

Përse e quajnë Said Nursin “Bediuzzaman” (Mrekulli e kohës)?
Pretendojnë se “ky llagap i është dhënë nga njerëzit e ditur të asaj kohe, për shkak të diturisë së jashtëzakonshme (të mbinatyrshme, sh. a.) që vërejtën tek ai. ”. (Tarihçe-i Hayatı, Fq. 45. )

Disa nga gabimet e Said Nursit [shejhu i Nurxhive]
Said Nursi pretendon se librat e tij janë patëmeta dhe të përkryera, pretendon se ajetet e Kur’anit tregojnë në lidhje me Risale-i Nurin, kinse Risale-i Nur është huazuar nga Arshi i All-llahut, kërkon ndihmë nga të vdekurit e të tjera devijime që do t’i lexoni në vijim.

Sipas Said Nursit, vepra e tij “Risale-i Nur” është shkruar dhe dërguar nga All-llahu me rrugë frymëzimi. Thënia e tij është gjetur tek vepra e tij “On Dördüncü Şua – Faqe. 1080; Emirdağ Lâhikası (1) – Mektup No: 28 – Faqe. 1697; Emirdağ Lâhikası (2) – Mektup No: 89 – faqe. 1865.

Në librin “Jeta dhe vepra e këshilltarit të shekullit BEDIUZZAMAN SAID NURSI” thuhet: “Lindja e Saidit është lajmëruar nga ana e shumë personave me sihariqe. Nursiu thotë: “Paralajmërimet për Risale-i Nurin kanë arritur që dyzet vjet para se të dalin Risalet në shesh…”

Ka thënë Said Nursi në “Sözler”: “Pa dyshim, “Sözler” është nga nuri i shëndritshëm i Kur’anit. Pa pasur nevojë për shpjegim në përgjithësi, është i tëri pa të meta dhe i përkryer”.

Për vërtetësin e dervishizmit të Said Nursiut, lexone edhe këtë ngjarje: “Saidi i vogël vazhdonte studimin në një mënyrë tjetër nga të tjerët. Ai së pari filloi me principet e filozofëve “Ishrakijjun” duke filluar të hajë shumë pak. Në tre ditë vetëm një copë bukë hante. Dita ditës trupi i Saidit u dobësua shumë. Filozofia e tyre ishte që kjo mënyrë ia hap njeriut logjikën. Fliste rrallë. U vetmonte në tyrben e poetit gjenial të kurdëve Mulla Ahmed Hani Efendiut. Aty ku të tjerët trembeshin të hynin ditën, Saidi nganjëherë edhe natën banonte aty. Për këtë arsye populli thonte se Bediuzamani po frymëzohet nga Ahmed Haniu. Në këtë kohë Saidi ishte trembëdhjetë-katërmbëdhjetë vjeç.” (Jeta dhe vepra e këshilltarit të shekullit BEDIUZZAMAN SAID NURSIUT )

Në një vend tjetër, pëshpërit Said Nursi: “Risale-i Nur nuk është marrë as nga kultura dhe dituria e Lindjes e as nga filozofia e Perëndimit, si një dritë e huazuar. Ai është nga qielli që është zbritur Kur’ani, mbi lindjen dhe mbi perëndimin, ku gjendet Arshi. Është huazuar nga vendi i Arshit” ( Şualar, fq. 601 )

Thotë All-llahu subhanehu ve teala: “Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin e pastaj thonë: “Ky është prej All-llahut!”, për të arritur me të një fitim të paktë. Pra, është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. ” (el-Bekare, 79).

Rrreth devijimeve te Said Nursit dhe pasuesve te tij ( Nurxhive) është folur dhe sqaruar më shumë në librin rreth këtij dhe tarikateve të tjera në librin “Kujdes nga Tarikatet Sufiste”. E lusim All-llahun azzeve xhel-le që libri në fjalë ta sheh dritën e botimit, inshAllah. Amin
________________________________________________________
Referenca

[1] Fet’hullah Gyleni është njëri ndër prijësit më të respektuar të Nurxhive sufistë. Ai u ndihmon xhematit të tyre me hapjen e shkollave, botimin e librave, revistave dhe mbajtjen e koncerteve. Fet’hullah Gyleni jeton në Pensilvani (Amerikë) dhe e ka të ndaluar hyrjen në Turqi. Xhemati i tij e ka hapur kolegjin ”Mehmet Akif Ersoj” në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri ekziston shtëpia botuese “Prizmi”.

PËRGADITI: RINIA ISLAME PRIZREN