Modestia e halifit Omer ibën Abdul Aziz

Omer ibën Abdul Aziri, radijAllahu anhu, është një shembull i bukur për një udhëheqës të drejtë dhe halif të mirë. Njerëzit në kohën e tij jetuan në mirësi dhe paqe. Ai e mori pushtetin në vitin 99 hixhri, por ai mbeti në pushtet vetëm dy vjet e disa muaj.

Omer ibën Abdul Aziri, radijallahu anhu, posedonte dituri, moral e modesti. Ai nuk e jetonte jetën e mbretërve, por jetone si çdonjëri nga populli. Dhe ajo që argumenton për moralin dhe modestinë e tij me njerëzit, është edhe kjo ngjarje:Një natë halifi ishte në mexhlisin (tubimin) e tij me disa njerëz, dhe erdhi një frymë e ashpër saqë llamba u fik dhe gati sa s`u rrëzua.

Njëri prej tyre tha:O prijësi i besimtarëve, tanimë llamba është fikur, kurse djaloshi që e rregulloi atë ka fjetur! A ta rregulloj unë?

Omeri i tha:“Nuk është prej edukatës që të ulet pronari shtëpisë e të ngitet musafiri.”

Halifi më pas u ngrit dhe e rregulloi llambën dhe iu rikthye drita mexhlisit. Më pas halifi u kthye në vendin e tij dhe tha: “U ngrita si Omer dhe u ktheva përsëri si Omer.”
Nga arabishtja: Ebu Halid