Qëllimet e Besimit Islam

Fjala “qëllim”, në gjuhën arabe, ka disa kuptime, prej tyre: është diçka që vëndohet për shenjë dhe qëllohet, si dhe çdo gjë që është për qëllim.

Qëllimet e besimit islam, suksesi i të cilave arrihet sipas përkushtimit ndaj Islamit, janë të shumta, Prej tyre po përmendim:

1. Siqeriteti i nijetit dhe i adhurimit ndaj Allahut të Vetëm, sepse Ai është i vetmi Krijues, i Cili s’ka rival dhe detyrimisht duhet që nijeti dhe adhurimi t’i takojë vetëm Atij dhe askujt tjetër.

2. Liria e trurit dhe e mendjes nga çoroditja, e cila rrjedh nga zemra e boshatisur nga ky besim, ngase zemra që është e boshatisur nga besimi i pastër, ajo është zemër e boshatisur nga çdo besim, adhuruese e sendeve materiale, e zhytur në lloj-lloj besimesh të humbura e të çuditshme.

3. Qetësia shpirtërore dhe fizike. Nuk ka probleme në vetvete dhe as çoroditje në mendje sepse ky besim e lidh besimtarin direkt me Krijuesin e tij, kështu që ai është i kënaqur që e ka Allahun për Zot komandues dhe Ligjvënës. Në këtë mënyrë i qetësohe dhe i hapet zemra për Islamin dhe s’e ndërron atë më asnjë fe.

4. Ruajtje e nijetit dhe e punëve nga devijimi në adhurim të Allahut ose në bashkëpunim me njerëzit, sepse baza e besimit është besimi në pejgamberë, i cili përmban ndjekjen e rrugës së tyre, e cila është e pastër në qëllim dhe punë.

5. Serioziteti dhe interesimi në punë, aq sa të mos lërë pa shfrytrëzuar rastet për të vepruar vepra të mira, duke shpresuar shpërblim në të, dhe nga ana tjetër, duke u larguar nga vendet ku kryhen mëkate, si rezultat i frikës nga dënimi. Allahu i Madhëruar thotë: “Po për secilin (veprues) ka shkallë (që do t’i arrijë) sipas asaj që vepruan. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.” (Enam,132).
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selam, ka nxitur për këto qëllime, duke thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, por tek të dy ka hajr. Kushtoji rëndësi asaj që të bën dobi dhe kërko ndihmë prej Allahut e mos u bëj parazit. Nëse të ndodhë diçka (fatkeqësi) mos thuaj “sikur të kisha vepruar kështu, do të ndodhte kështu; e nëse do të kisha vepruar kështu, do të kishte ndodhur kështu”, por thuaj: “Kështu e ka caktuar Allahu dhe Ai bën çka dëshiron”, sepse fjala “nëse” i hap rrugë shejtanit” (Transmeton Muslimi).

6. Përgatitja e një umeti të fortë që shpenzon çdo gjë, të lirë apo të shtrenjtë, për të ruajtur apo forcuar fenë e tij, pa marrë parasysh çfarë mund t’i ndodhë në këtë rrugë. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë; “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit të tij, e pastaj nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetët.” (Huxhurat, 15).

7. Arritja e lumturisë në dynja dhe ahiret, me përmirësimin e njerëzve dhe grupeve, duke pasur parasysh shpërblimin dhe nderimin. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Nahël, 97).

Këto ishin disa nga qëllimet e besimit islam. Lusim Allahun e Lartësuar që të na i realizojë ato, neve dhe të gjithë muslimanëve!

Shkëputur nga libri: “Shpjegimi i gjashtë kushteve të Imanit”

Autor: Shejh Uthejmini

 

 

 

 

.