Origjina e tagutit

Taguti e ka prejardhjen nga fjala tug’jan (tirani) dhe kjo është tejkalimi i kufirit nga ana e njeriut, e ndërkohë Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun, vetëm për ta adhuruar Zotin e tij. Përmendëm në temën e kaluar se taguti ndahet në tri lloje. Taguti i adhurimit, pasimit dhe ai i gjykimit. Në këtë temë do të flasim më gjerësisht për tagutin e gjykimit. Thotë Allahu i Madhëruar: “Dëshirojnë të gjykohen tek taguti dhe ata janë të urdhëruar që ta mohojnë atë”. (Nisa, 60)

Thotë Muxhahidi -Allahu e mëshiroftë- në përkufizimin e tagutit: “Taguti është shejtani në formën e njeriut, ku njerëzit gjykohen tek ai dhe ai është kryetari i çështjes së tyre”.

Thotë ibën Tejmije -Allahu e mëshiroftë-: “Kush kërkon të gjykohet, ose gjykon përveç asaj që ka ardhur i Dërguari i Allahut, me të vërtetë ka marrë si gjykatës tagutin dhe është gjykuar tek ai. Prandaj, konsiderohet ai që gjykohet tek gjykatësi që nuk gjykon me librin e Allahut tagut”. (Mexhmuatul-fetaua, vëllimi 28, faqja 201.)

Thotë ibën Kajim -Allahu e mëshiroftë-: “Tagut konsiderohet kur robi e tejkalon kufirin e tij në adhurimin, ndjekien dhe bindjen e dikujt tjetri përveç  Allahut të Madhëruar. Tagut është çdo popull që gjykohet tek dikush tjetër përveç Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij, ose e adhurojnë  atë përveç Allahut të Madhëruar, ose e ndjekin atë pa ndonjë argument nga Allahu i Madhëruar, ose i binden atij duke mos e ditur se kjo bindje i takon vetëm Allahut të Madhëruar” (Ilamul-muki’ijn, vëllimi 1, faqe 52.)

 

Prandaj, tek taguti futet çdo person që ia jep të drejtën vetes së tij nxierrjen e ligjeve, duke i bërë kështu ortakëri Allahut të Madhëruar në legjislacion. Qoftë ky individ i cili gjykon me ligjet njerëzore, apo kërkon gjykim tek ta. Përfaqësues në pushtetin legjislativ, apo i zgjedhur si kandidat për të përfaqësuar në pushtetin legjislativ, ku kërkon nga njerëzit votat për t’i njohur ligjëvënien e tij. Ky person në këtë rast e ka tejkaluar kufirin e tij. Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun që t’i robërohet vetëm Atij, si dhe e urdhëron atë që t’i dorëzohet vetëm ligjit të Tij. Kurse ky person refuzoi, u bë mendjemadh dhe i tejkaloi kufijtë e Allahut të Madhëruar. Kjo, sepse ky person dëshiron ta barazojë veten e tij me Allahun e Madhëruar në cilësinë e ligjvënies. Secili që e bën këtë veprim ai e ka konsideruar veten e tij si “zot ligjëvënes”, përveç Allahut të Madhëruar. Nuk ka dyshim se ky është nga kokat e tagutëve.

 

Nga llojet e tagutëve që adhurohen përveç Allahut të Madhëruar nga ana e gjykimit dhe bindjes në kohën e sotme, janë këta zota të pavërtetë të cilët pretendojnë veçorinë e ligjvënies. Thotë Allahu i Madhëruar: “Mos vallë ata kanë zota që u kanë vendosur atyre ligje në fe pa lejen e Allahut”. (Shura, 21)

Këta janë bërë zota ligjvënës për çdo individ i cili ndoqi dhe iu bind atyre në ligjvnie, sepse ky ra dakort me ata në këtë shirk të qartë.

Më pas, këta individë i ndoqën dhe ia dhanë të drejtën e ligjvënies këtyre zotave të pavërtetë dhe idhujve që ata kanë. Tek idhujt e tyre bëjnë pjesë legjislacionet njerëzore bashkë me gjykatat dhe komisionet legjislative botërore që ata i adhurojnë përveç Allahut nga ana e gjykimit dhe bindjes. Adhuruesit e këtyre idhujve i kanë ngritur dhe themeluar zotat e tyre në çdo cep të botës. Më pas, këto “zota ligjvënës” hartuan dhe kodifikuan kushtetutën, ligjet dhe kjo është shumë e njohur tek ata.

Gjendja e këtyre është shumë më e keqe dhe shumë më e shëmtuar, sesa gjendja e priftërinjve dhe murgjëve. Priftërinjtë dhe murgjit e ndryshuan ligjin e Allahut, mirëpo ata nuk hartuan dhe kodifikuan kushtetutën dhe ligjet në mënyrë që të ndëshkonin secilin që nuk zbatonte kushtetutën dhe këto ligje. Pasi e kuptove këtë mesele, atëherë bëhet obligim për çdo muvehid mohimi dhe largimi nga këto idhuj, në mënyrë që të kapet pas hallkës më të fortë dhe të shpëtojë nga zjarri i xhehenemit.

 

Shkëputur nga libri: “PALA E NDIHMUAR

 

 

.