Vëlla i dashur mysliman, Allahu të mëshiroft, pas një skene që është e ndotur nga intrigat e deviantëve Islam, ka shumë argumente të pamohueshme dhe të pakontestueshme për ata që kanë mend!!!
Sot Islami po etiketohet vazhdimisht si fe e krimit, me lloj lloj propagandimesh që janë normalisht të pavërteta. Është e mjerueshme kur sot i ndëgjon këto shprehje, këto etiketime, këto mveshje nga disa hoxhallarë tanë si p.sh. Vehabij, Selefij, Ekstremist etj. Kjo tregon se sa i ka kapluar injoranca Hoxhallarët tanë fatkeqësisht. (Allahu i udhëzovt në rrugën e drejt! – amin) e mos të flasim për një myslimanë të thjeshtë. Mirëpo Elhamdulil-lah që një pjesë e rinisë këtu dhe anë e mbanë botës, në perendim dhe në lindje, ka që e kërkojmë hakun vazhdimisht duke lexuar libra të bazuara në Kur’an dhe Sunet. Edhe pse jobesimtarët vazhdojnë me sulme dhe i etiketojnë besimtarët si të devijuar, kurse besimtarët le të perkrahen në mes vete kur e din se kush janë qafirat, është rasti i freskët, karikaturat e Danezit që dëshmuan qartë këtë çfarë po themi ne.
Allahu në librin e Tij thotë: ˝Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut˝ (Saf: 8). Prandaj o besimtarë që besoni në Allahun Një, zgjohuni nga gjumi dhe vëzhgoni se si dështoi ummeti, se si u bë njolla njolla Islami duke ia mveshur pika të zeza atij, e që ato njolla nuk kanë bazë në Kur’an dhe sunet! A e dijm se si arritëm deri ketu!? Vëlla i dashur, Allahu të mëshiroft, e tërë kjo vjen nga padituria jonë dhe neglizhenca, mos përpjekja jonë për ta kërkuar hakun vet. Ky realitet i ummetit sot tregon se ne shumë pak e kërkojmë hakun. Për çdo gjë, fenomen ka argument, ka definicion, nga Allahu Subhanehu we Te’ala si mëshirë për neve dhe gjithë njerëzimin! Allahu në librin e Tij thotë: ˝Lexo, në emer të Krijuesit tënd˝ (El-Alak: 1).
Këto janë ajetet e para që i kanë zbritur Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem).
Ah! Sikur ta kishim lexuar jetën e Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem)!!! që për ne është shembull. Thotë Allahu Subhanehu we Te’ala në librin e Tij: ˝Për ju është shembulli më i mirë i Derguari i Allahut˝ (El-Ahzab: 21), e kishim kuptuar që Islami nuk ka të bëjë me terrorizëm e krime, dhe se Islami dëshiron vetëm paqe, siguri, mirëkuptim, tolerancë, meshirë për gjithë njerëzit. Thotë Allahu Subhanehu we Te’ala në librin e Tij: ˝Dhe ne nuk të kemi dërguar ty (O Muhammed (salAllahu alejhi ve selem) veçse mëshirë për gjithë botën (për njerëzit, për xhinët, për kafshët dhe për gjithë ç’është krijuar në gjithësi).˝ (El- Enbija: 107).
Një pjesë e fundit prej jetës së të Derguarit, Muhammed (salAllahu alejhi ve selem)
E tërë thirrja e të Dërguarit Muhammed (salAllahu alejhi ve selem) ka qenë që të besohet Një Zot dhe vetëm Atij ti bëhet adhurimi, thirrje e qartë kundër padrejtësisë më të madhe, e ajo është që ti bëhet shok Allahut, pastaj alkoolit, amoralitetit, kamatës! Mu për këtë është dëbuar nga vendëlindja (Mekka) pas trembëdhjet vitësh. Mirëpo ai (salAllahu alejhi ve selem) nuk u dorëzua, vazhdoi edhe dhjetë vite në Medine deri sa deshti Allahu Subhanehu we Te’ala, pastaj Allahu ia hapi dyert e Mekkes, e çliroi atë nga zullumqarët dhe filluan njerëzit ta pranojn fenë e Allahut Subhanehu we Te’ala grupe grupe, njera pas tjetrës. Thotë Allahu Subhanehu we Te’ala në librin e Tij: ˝Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi, dhe i sheh njerëzit që po hyjnë turma turma në fenë e Allahut˝ (En-Nasr: 1-2). Atëherë çfarë veproi i Dërguari I dashur i Allahut? A bëri masakra? A i dëboi ata sikur që e dëbuan atë (salAllahu alejhi ve selem)? A bëri çrregullime në tokë? A malltretoj njerëz? A u hakmir ndaj tyre? Jo!!! Assesi!!! Nuk do të harroj historia e njerëzimit lehtë këto veprime shumë humane të Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem). Ai (salAllahu alejhi ve selem) ia dha hakun Allahut Subhanehu we Te’ala duke i rrënuar idhujt që ishin në Kaben e shenjtë dhe rreth saj, që ishin afërsisht treqind e gjashtëdhjetë idhuj, dhe ai (salAllahu alejhi ve selem) iu drejtua banorëve të Mekkes: ˝O populli kurejshitë, çka mendoni? Çka keni merituar dhe çfarë do të bëjë tani me ju? ˝
U pergjigjen: Vetëm të mira, sepse ti je vëllau dhe i biri fisnik i vëllaut fisnik˝ I Dërguari i Allahut tha: ˝Do tua them njësoj siq ka thënë Jusufi alejhi selam vëllezërve të tij: ˝Unë tani nuk do t’ju qortojë, shkoni, ju jeni të lirë˝. Kështu pra arriti e vërteta dhe gënjeshtra u zhdukë. Thotë Allahu Subhanehu we Te’ala në librin e Tij: ˝Thuaj: E vërteta erdhi, ndërsa genjeshtra u zhduk dhe nuk do te kthehet përsëri˝ ( Sebe’ë: 49).
Realiteti sot!
Këto gjëra që i cekëm më lart, ishin disa prej argumenteve shumë të vogla për të Derguarin tonë të dashur (salAllahu alejhi ve selem), që edhe e kemi trashigimi nga këto çka ai veproj. Ne sot, rinia në përgjithësi, nga të gjitha vendet e botës, duam që ta pasojm këtë rrugë, të jemi nga Ehli Sunneti dhe Xhemati, ku për synim kryesorë e kanë që të thërrasin në një Zot dhe të mos adhurohet tjetër pos Tij, të Lartësuarit!
Kështu ka vepruar edhe Imami i shquar, Imam Muhammed ibn Abdul Vehab, që sot i etiketojn rininë Islame si Vehabista! Ai veproj sipas traditës së të Dërguarit (salAllahu alejhi ve selem), i rrënoi idhujt e ndryshëm, në të njëjtin vend (në Mekke). Para dy shekujve Mekasit filluan ti adhurojn idhujt në Kaben e Bekuar, kurse ai filloi ti rrënoi idhujt, ti azgjësoi varezat që filluan ti’u përulen atyre. A është ky veprim i tij krim apo drejtësi??? Dijetari i ndershëm ëshë munduar ta pastroj besimin Islam nga njollat e ndryshme antiislame, dhe ta kthejë besimin e pastër, sikurse që e la pas vete i Derguari ynë Muhammedi (salAllahu alejhi ve selem). A është kjo krim apo drejtësi në tokë? Nëse armiq’t e Allahut dhe të Dërguarit të Tij thonë se ky veprim është krim, atëherë edhe Muhammedi (salAllahu alejhi ve selem) ka bërë krim! Mirëpo ta dini se armiqtë e jashtëm e thonë këtë dhe nuk brengosen fare, sepse ata kanë dëshirë ta etiketojnë Islamin si fe kriminele, do të vazhdojn ashtu deri në ditën e kijametit, kurse SubhanAllah, ka prej nesh (prej myslimanëve të paditur) që iu nënshtrohen atyre kurthave, i duan ata që bëjnë kurtha Islamit, kurse në të vërtetë ata nuk janë të dashurit e tyre të vërtetë, i konsiderojn si miq, kurse ata janë armiq të vërtetë!? Allahu Subhanehu we Te’ala në librin e Tij thotë: ˝O ju që besuat, mos i zini për miq të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin…˝) Po ju jeni që i doni ata, por ata nuk ju duan…˝ (Ali Imran: 118-119)
I dashur vëlla, Allahu të mëshiroft, Islami ka armiq të mbrendshëm, ata janë më të rrezikshëm se ata të jashtë komunitetit Islam. Armiqët e mbrendshëm nuk thonë për Muhammedin (salAllahu alejhi ve selem) që ka bërë krime në mënyrë direkte, por thonë në mënyrë indirekte, duke përdorur metodologji të ndryshme, si p.sh. thonë se Vehabistat janë të rrezikshëm, ata i rrënojne varrezat e myslimanëve, janë ekstremista, janë radikalë Islam, mjekrrosha, pantalone të shkurtra, të paguar prej arabëve etj. Të gjita këto thënje për të nxitur armiqësi në mes myslimanëve dhe më e rëndësishmja për të mos edukohen njerëzit në Njëshmërin e Zotit.
Disa armiq brenda Islamit
Armiqtë e mbrendshëm janë, duke filluar nga Rafidijët (të ashtuquajtur Shija), pastaj janë edhe tarikatet, Sufi të ndryshëm, kuburijinët (Vorraxhitë) që adhurojnë varrezat dhe i duan ato sikur Allahun (Eudhubil-lah!).
Thotë Allahu Subhanehu we Te’ala në librin e Tij: ˝Ka prej njerëzve që marrin përveç Allahut zotëra të tjerë që i duan ata siç e duan Allahun˝
(El-Bekare: 165).
Këta apo ata, pa marrë parasysh, të gjithë i adhurojnë varezat, e si të mos jenë armiq të Islamit. Këta janë prej armiqëve të Islamit dhe ka edhe të tjerë që nuk i kemi përmend e që janë shumë. Ata në përgjithësi pretendojn se janë myslimanë, disa fshihen pas Islamit, dhe pretendojnë se e duan Islamin kurse po t’I llogaritë në besim dhe vepra me Kur’an dhe sunet do të zbulosh se janë armiq të përbetuar të Islamit, Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem) dhe armiq të sahabëve duke filluar nga Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu, … etj (radijallahu anhum), armiq të dijetarëve të mëdhenjë të hershëm si Imam Ebu Hanifës, Imam Malikut, Imam Ahmedit, Imam Shafiut, Shejhul islam Ibn Tejmijes, Ibn Kajim el Xhevziut, Imam Muhammed ibn Abdul Vehabit, … etj. Ata nuk pushuan deri sot me armiqësin e tyre, ajo armiqësi vazhdoi tek dijetari ibn Bazi, ibn Uthejmini, Nasrudin Albani, … etj. Allahu i mëshiroftë të gjithë dijetarët tanë të mirëfillët të Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Kjo armiqësi është e kotë, Allahu nuk e ndryshon ligjin e Tij në këtë botë, ai i ka caktuar të drejtit për xhennet kurse gënjeshtarët për xhehennem, Allahu na ruajt nga xhehennemi e na bëftë prej xhennetlive (amin!)!
Sqarime mbi të vërtetën e besimit Islam
Tani e kuptove se kush është armiku, vëlla i dashur myslimanë!
Si të bashkohemi me armikun kur armiku ditë e natë mundohet që ta zbeh Islamin dhe myslimanët, këtë e them me gojë të plotë.
Shumë çudi, sot disa prej thirrësave mundohen që të na bashkojnë, duke thënë: ˝Ti lëmë përqarjet anash t’i falim njëri-tjetërit gabimet, secili le ta ketë besim e tij, lërini njerëzit në besimin e tyre, të afrohemi të bashkohemi të bëhemi një forcë e të mos përqahemi” e thënje të ngjajshme si këto etj˝. Vallë a thua të bashkohemi me ata që i cekëm më lartë? Jo kursesi, sepse kemi shumë dallime, kemi dallime në besim, bazat e besimit i kemi ndryshe, … etj. Të jam më i qartë, këta të ashtuquajtur mysliman i bëjnë shok Allahut Subhanehu we Te’ala, adhurojn prijësit e tyre, adhurojn vareza, i fyejnë sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi we selem), …etj. Këtyre Allahu Subhanehu we Te’ala i bëri thirrje direkte duke i thënë profetit të Tij: ˝ Thuaj :˝Ejani t’ju lexojë atë që më të vërtetë ju ndaloi juve Zoti juaj: të mos shoqëroni Atij asnjë send˝ (El-Enamë: 151). Bashkimi ynë është vetëm tek libri i Allahut.
Thotë Allahu Subhanehu we Te’ala në librin e Tij: ˝Nëse nuk pajtoheni për ndonjë qështje atëhere parashtroni atë te Allahu (libri i Allahut, Kur’ani) dhe te i dërguari i Tij (syneti apo hadithi i Muhammedit salAllahu alejhi ve selem)” (En-Nisa: 59). Po të kthehemi në librin e Allahut dhe në sunetin e Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem) do ti gjejmë këto sekte, të devijuara shumë nga libri i Allahut dhe nga suneti i Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem). Kush ia dha këtë të drejtë të veprojnë ashtu, t’i bëjnë shok Allahut të Madhëruar dhe të Lartësuar ( Eudhubil-lah!), t’i adhurojn prijësit e tyre, t’i adhurojn varezat, ti fyejnë sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem), … etj, dhe pastaj të guxojnë të thonë se “ne jemi myslimanë!”. Nuk ka bashkim me asnjë palë prej tyre dhe nuk kemi nevojë kësi lloj force. Neve na mbetet t’i kthehemi librit të Allahut dhe synetit të Muhammedit, të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ve selem) dhe të qëndrojmë ashtu të gjithë së bashku , Ehli sunnet dhe xhemat, duke mos u përqarë mes nesh. Ja kështu pra na mëson Allahu në librin e Tij Famëlartë, duke thënë: ˝ Dhe kapuni për litarin e Allahut të gjithë dhe mos u përqani ˝ (Ali- Imran: 103). Litari i Allahut është Kur’ani dhe Suneti i Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem). Dijetarët e Ehli sunetit dhe xhematit, ummetit të Pejgamberit (salAllahu alejhi ve selem) shpesh e pëdorin një thënje që Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ku thotë: ˝Nuk do të përmisohet fundi i këti ummeti veqse ashtu siç është përmirësuar fillimi i këtij ummetii˝, kjo nuk kërkon më shumë koment. Allahu I Madhëruar dhe Lartësuar e din më së miri!
E lusim Allahun Subhanehu we Te’ala që të na udhëzoj në rrugën e Tij të drejtë – Allahume Amin!
E përgaditi robi i Allahut i varfër para Madhërisë dhe Lartësisë së Tij, i dashuri i hoxhallarëve, i sjellshëm me vëllezër.



