“NDIHMA E ALLAHUT ËSHTË AFËR”

Shumë prej popujve muslimanë në vended dhe qytete të ndryshme jetojnë në një grumbull imagjinatash, në prishje të moralit, në humbje të të drejtave, në uzurpim të pronave, në dallime idesh, nën sulme të shumta, në papunësi, në joproduktivitet, në një vrull devijimesh në besim dhe menhexh (metodologji), në çështje politike, ekonomike dhe kjo u ndodh në kohën e përhapjes së propagandave nacionaliste, sekulariste, rrymave ateiste, simboleve sufiste dhe paganiste.

Ky mjerim e ka përfshirë ummetin, dhe shumë prej tyre janë zhytur në atë që u sjell dëm e jo dobi. Janë të pakujdesshëm ndaj misionit dhe mesazhit të tyre për të cilin janë krijuar.

Për të shkatërruar këto devijime dhe zotra që adhurohen përveç Allahut, për të dalur nga këto situate të mjerueshme, nga këto tradita dhe sisteme të ngritura në çdo vend, e që janë në kundërshtim me Ligjin e Allahut, obligohemi t’i kthehemi Islamit burimor në vizionin e tij të paluhatshëm, që përmban të dorëzuarit ndaj Allahut me tevhid, frikërrespekt të plotë, distancim nga shirku dhe ithtarët e shirkut, të gjykojmë me Ligjin e Allahut në tokën e Tij dhe t’i kryejmë ibadetet vetëm për Atë.

Kjo është esenca e tevhidit dhe pa këtë jeta është e pakuptimtë.

Allahu, subanehu ve teala, thotë:

“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë” (Edh-Dharijat: 56)

Tevhidi është baza e fesë, shtylla e saj, sistemi botëror dhe mesazhi i muslimanëve që ua dërgojnë gjithë popujve tjerë.

Allahu, subanehu ve teala, thotë:

“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!” (Ali Imran:64)

“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.” Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni. Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat ” (El-En’am: 151-153)

“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” (Nahël: 36)

Shkëputur nga libri: “Ndihma e Allahut”

Autor: Sulejman ibën Nasit el-Ulvan

.